Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u bëri thirrje partnerëve që të ushtrojnë më shumë presion ndaj Rusisë dhe të ofrojnë mbështetje më të madhe për Ukrainën me ardhjen e mundshme të ushtrisë së Koresë së Veriut në një luftë kundër Ukrainës.
“Çdo ditë lufte dëshmon se Moska është e vendosur të vazhdojë agresionin e saj. Ata nuk duan asgjë tjetër. Dhe kjo është arsyeja pse ata po përpiqen të rrisin prodhimin e tyre të armëve, dhe kjo është arsyeja pse ata po anashkalojnë sanksionet dhe kjo është arsyeja pse po e shohin gjithnjë e më shumë Korenë e Veriut një aleat, dhe ushtarët e tyre mund të jenë në fushëbetejë kundër Ukrainës dhe tani do të detyrohemi të luftojnë kundër Koresë së Veriut”, shtoi presidenti ukrainas.