Në përurimin e romanit “Zgjerimi” të shkrimtarit austriak Robert Menasse, ambasadori i BE-së në Shqipëri, ka folur për integrimin e Shqipërisë si premtim i mbajtur. Ndërkaq, vetë autori tërhoqi vëmendjen ndaj politkave ekstreme.
Promovimi i romanit “Zgjerimi” të shkrimtarit austriak Robert Menasse, ka bashkuar në Shtëpinë e Europës në Tiranë, diplomatë dhe njerëz të letrave. Në fjalën e mirëseardhjes, ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, foli për integrimin e Shqipërisë si një premtim i mbajtur, përkundër kritikave progressive të shkrimtarit mbi proceset integruese.
“Përveç kontradiktave tona, që janë ndonjëherë një proces i kuptueshëm, në fund ne, Bashkimi Europian, I mbajmë premtimet tona dhe është bindja ime që këtë ndaj Shqipërisë do ta mbajmë përfundimisht. Dhe meqë fjala përfundimisht ka qenë kyçe në vizitën e Von Der Lyen në Shqipëri, përfundimisht, Shqipëria do të anëtarësohet në BE”, tha Gonzato.
Romani, “Zgjerimi” i Menasses merr në shqyrtim këtë udhëtim të Shqipërisë drejt BE-së, duke luajtur me metaforat e flirtimet politike të Tiranës zyrtare. Në fjalën e tij, Gonzato megjithatë, kërkoi vëmendje ndaj politikave të ekstremeve të majta a djathta.
“Thuhet Europa sot ka shumë ngjashmëri me vitet 30. Por kush e hodhi atëherë në erë Europën? Nacionalistët. Historia nuk përsëritet 100% njësoj, unë kam shpresë se si çdo gjë në histori, që ka një fillim, ka edhe një fund”, tha autori i romanit Menasse.
Ambasadorja e Austrisë, Monika Zach theksoi prezantimin që i bëhet vendit tonë në një roman që prej dy vitesh është botuar në Austri: Te ky libër më ka bërë përshtypje, se sa vëzhgues i shkëlqyer është Menase. Kushdo që lexon romanin, njeh më mirë edhe Shqipërinë. Libri ka shumë elemente të historisë shqiptare që na njeh me personalitetet dhe vlerat e vendit’, theksoi ambasadorja Zach.
Romani “Zgjerimi” sapo ka ardhur në gjuhën shqipe.