Rusia ka ndihmuar në përforcimin dhe përhapjen e pretendimeve të rreme në internet rreth uraganëve të fundit në Shtetet e Bashkuara dhe reagimin e qeverisë federale, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të Kremlinit për të manipuluar diskutimit politik në Amerikë përpara zgjedhjeve presidenciale, tregon një studim i ri.

Përmbajtja, e përhapur nga media shtetërore ruse, faqet e internetit ruse dhe mediat sociale kritikon reagimin e qeverisë ndaj uraganeve Helene dhe Milton, duke shfrytëzuar shqetësimet në lidhje me masat për rimëkëmbjen, në përpjekje për të përshkruar udhëheqësit amerikanë si të paaftë dhe të korruptuar, tregon studimi i realzuar nga Instituti për Dialog Strategjik. Kjo organizatë me bazë në Londër hulumton dezinformimin dhe ekstremizmin në internet.

Në disa raste, pretendimet për stuhitë përfshijnë pamje të rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale, si për shembull, një fotografi ku duken skena të përmbytjeve shkatërruese në Disney World, diçka që në fakt nuk ndodhi, thonë hulumtuesit.

Ky rast i fundit, është në përputhje me praktikat e ndjekura prej kohësh nga Kremlini, që identifikon debatet legjitime dhe çështjet e diskutueshme në Shtetet e Bashkuara dhe më pas si shfrytëron ato për të përhapur lajmet e rreme.

Fushatat e mëparshme dezinformuese kanë shfrytëzuar debate rreth emigracionit, racizmit, krimit dhe ekonomisë në një përpjekje për të paraqitur Shtetet e Bashkuara si të korruptuara, të dhunshme dhe të padrejta.

Zyrtarët amerikanë të zbulimit dhe kompanitë private të teknologjisë thonë se aktiviteti rus është rritur ndjeshëm përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit, ndërsa Moska përpiqet të shfytëzojë çdo mundësi për të minuar kundërshtarin e saj kryesor.

Duke shfrytëzuar shqetësime reale për rimëkëmbjen nga fatkeqësive, agjencitë ruse të dezinformimit mund të përpiqen të ndërhyjnë në debatet në Shtetet e Bashkuara, me synimin për të minuar besimin e amerikanëve te qeveria e tyre dhe te njëri-tjetri.

“Këto nuk janë situata po krijohen nga aktorët e huaj”, thotë Melanie Smith, drejtore e hulumtimeve pranë Institutit për Dialog Strategjik. “Ata thjesht po i hedhin benzinë zjarrit, pra çështjeve që janë tashmë shqetësim”.

 

Hulumtimi tregon se përmbajtja e shpërndarë përfshinte postime në gjuhën angeze që dukshëm synonin amerikanët, por dhe propagandë në gjuhën ruse me synim audiencën vendase. Pjesa më e madhe e dezinformatave kishte si objektiv Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave dhe administratën demokrate të Presidentit Joe Biden dhe Nën Presidentes Kamala Harris. Kjo e fundit është kandidatja demokrate në garën e Shtëpisë së Bardhë kundër ish-Presidentit Donald Trump.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: