Qëndrim Ismajli nuk do të jetë i gatshëm për Bledi Shkëmbin në ndeshjen kundër Vllaznisë. Tirana pret kuqeblutë më 30 tetor dhe Ismajli shihet si mungesë që peshon pasi ka luajtur çdo ndeshje si titullar.

Sfida vlen për javën e 11-të të Superiores. Ismajli do të mungojë ndërkohë sepse ka plotësuar numrin e kartonëve.

Mbrojtësi i Tiranës u ndëshkua në sfidën e djeshme kundër Laçit. Ismajli mori karton të verdhë në minutën e 31-të dhe plotësoi numrin për një ndeshje pezullim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb