Në një ceremoni përkujtimore të organizuar sot në Jerusalem, të afërmit e të vrarëve në sulmet e Hamasit të 7 tetorit të vitit të kaluar ndërprenë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu teksa fliste gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

Një video e shpërndarë në rrjet, tregon Netanyahun duke qëndruar në heshtje në një podium ndërsa anëtarët e audiencës, të cilët nuk mund të shihen në video, bërtasin “Turp për ju”, raporton Times of Israel.

Një person tjetër bërtet “babai im u vra”, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Sot shënohet data hebraike e një vjetorit të sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit. Rreth 1200 njerëz u vranë dhe 251 të tjerë u morën peng më 7 tetor 2023, kur persona të armatosur të Hamasit kaluan kufirin nga Gaza.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb