Donald Trump nuk i ofroi në mënyrë eksplicite Robert F Kennedy Jr, nipit të ish-Presidentit amerikan John Kennedy një pozicion kabineti nëse ish-presidenti kthehet në Shtëpinë e Bardhë, por ai praktikisht e bëri.
Ndërsa fliste në Madison Square Garden, Trump lavdëroi Kenedin, i cili është kritikuar për përhapjen e dezinformatave mbi tema shëndetësore si Covid-19 dhe vaksinat.
Ish-presidenti premtoi se do ta linte RFK Jr “të bënte ç’të donte për shëndetin” nëse ai fiton. Ai shtoi: “Do ta lë të bëjë ç’të dojë me ushqimin. Do ta lë të bëjë ç’të dojë me ilaçet”.
Kennedy, familja e të cilit ka prodhuar disa figura të rëndësishme demokrate gjatë dekadave, kandidoi për president si i pavarur. Ai braktisi kandidimin e tij në gusht dhe miratoi Trump.