I vendoset sekuestro 102 kontejnerëve me mbetje toksike në anijen Moliva e cila u kthye mbrapsht pas tre muajsh që u nis nga Shqipëria.
Prokuroria e Durrësit me një vendim që mban datën e djeshme, 27 tetor 2024 iu dërgon një urdhër ekzekutimi: Autoritetit Portual Durrës; Kapitenierisë Detaje; Degës së Doganës Durrës; Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës; Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Drejtorisë së Hetimit Doganor dhe për dijeni Drejtorisë së Përgjithshme Detare Tiranë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave Tiranë për sekuestrimin e kontejnerëve në lidhje me procedimin penal.
VENDIMI
“Në Durrës sot më datë 27.10.2024,
Ne, Suela Beluli dhe Mediana Meta, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, pasi studiova fashikullin e procedimit penal Nr.1596 viti 2024,
KONSTATOVA:
Se, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka regjistruar procedimin penal nr. 1596 viti 2024, për veprat penale të parashikuara nga nenet 171, 201/b dhe 248 të K.Penal.
Në funksion të këtij procedimi është e nevojshme të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale me qëllim kryerjen e ekspertimeve përkatëse 102 kontenierë, të cilët janë duke u transportuar në Shqipëri me anijen MOLIVA XA443A dhe që sipas informacioneve të Drejtorisë së Hetimit Doganor janë kontenierët të cilët janë transportuar sipas deklaratës doganore R27224 datë 04.07.2024 me eksportues Sokolaj sh.p.k. dhe marrës GS Minerals Doo.
Për këto arsye, bazuar ne nenet 187, 188, 189, 208 dhe 304 të K.Pr.Penale,
VENDOSA:
1. Sekuestrimin në cilësinë e provës materialeve të 102 kontenierëve të cilët janë duke u transportuar me anijen MOLIVA XA443A me numrat si vijon:
1. MSMU1569390 4. TGHU1577777
2. FCIU4505829
5. GLDU5205489
3. TGCU0146397
6. GLDU5309800
7. MEDU3834503
8. GLDU2240613
9. SEGU2777771
10. MSDU2122728
11. HPCU2528950
12. XINU1157459
13. MEDU1962700
14. MSMU1334267
15. SEGU3665924
16. MEDU2957870
17. MSDU1748635
18. MSMU2254166
19. FCIU6444980
20. MSDU2239993
21. MSNU 3164564
22. TCLU2975734
23. MEDU6450420
24. MEDU6981920
25. CRXU3222340
26. TCKU2198447
27. TCLU7634427
28. GESU3666675
29. GESU1434829
30. MSMU3513451
31. FCIU6433498
32. MSMU1467444
33. MEDU6718596
34. TGBU2666434
35. MEDU6775003
36. MSMU1593530
37. DFSU2909804
38. MSDU1633894
39. CXDU1856712
40. TEMU2062270
41. MSDU1344443
42. MSMU1819801
43. FCIU2950907
44. FSCU7784011
45. TCKU1490639
46. MEDU5814403
47. MEDU2151837
48. CAIU6718065
49. MSCU3490588
50. FCIU3389658
51. TCLU3110740
52. MEDU2604023
53. MSMU1412483
54. TEMU1724752
55. MEDU6073964
56 CAXU6306368
57. MSNU3312276
58 HPCU2364162
59. IRNU2024514
60. TEMU1733712
61. MEDU3635517
62. MSDU2347405
63. TRHU2817391
64. TTNU1213740
65. CAAU2119600
66. TCLU2070880
67. MEDU6514421
68. CAIU61568
69. MSNU2269909
70. MSNU1395440
71 TGBU2703728
72. TRLU8949475
73 TRLU9100013
74. HPCU2292817
75 FCIU6275880
76. MSMU2055565
77 MSDU1635238
78. GESU2346240
79 MEDU5488288
80. MSMU1591326
81 TTNU2198803
82. HPCU2541761
83. DFSU2773240
84. HPCU2538011
85. MSNU3180966
86. TRHU1554264
87. GLDU2960193
88. MSMU1658142
89. MSDU2593815
90. MSMU1021529
91. MEDU6037524
92. MSDU1474616
93. MEDU3578593
94. TCKU1822116
95. TTNU1206400
96. MEDU6505749
97. GLDU9452240
98. CAIU3267965
99. FCIU3493507
100.MSMU1918698
101.GLDU5203906
102.MSNU3189177
2. Për kryerjen e këtij veprimi ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme Detare, Kapiteneria Durrës, Autoriteti Portual Durrës, Dega e Doganës Durrës, Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit dhe oficerë të policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Drejtorisë së Hetimit Doganor.
3. Gjatë ekzekutimit të vendimit të përshkruhen në mënyrë të detajuar karakteristikat dhe numrat e kontenierëve si dhe të dhënat mbi kodin e sigurisë dhe gjendjen e plumceve të secilit kontenier, pa proceduar me hapjen e kontenierëv
4. Të mbahet proceverbali i sekuestrimit të sendeve,I cili të nënshkruhet nga të gjithë pjesmarrësit në këtë veprim.
“Bashkëlidhur me këtë shkresë, po ju dërgojmë për ekzekutim Vendimin e Prokurorit datë 26.10.2024 për sekuestrimin e konteniereve në lidhje me proçedimin penal nr.1596/2024. Të gjithë subjektet e ngarkuara me zbatimin e këtij vendimi të nënshkruajnë në procesverbalin e sekuestrimit, në të cilin të përshkruhen në mënyrë të detajuar të gjitha veprimet që do kryhen në ekzekutim të vendimit dhe përshkrimi i saktë i sendeve.
Të merren masa që sendet e sekuestruara të depozitohen në një vënd të sigurtë si përsa i përket sigurisë mjedisore dhe asaj fizike, nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë. Sendet e sekuestrua të mbahen në gjendjen që janë pa u proceduar me hapjen e tyre.
Praktika e mbajtur për ekzekutimin të dërgohet menjëherë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës”.
MBËRRITJA
Anija e ngarkuar me 2100 tonelata mbetje që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme mbërriti në portin e Durrësit sot rreth orës 07:30.
Ngarkesa që besohet se përmban mbetje nga hiri i oxhaqeve metalurgjike, ishte nisur nga Shqipëria në korrik të këtij viti me destinacion Tajlandën e cila e refuzoi atë pas alarmit të dhënë nga organizata joqeveritare ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ me seli në Seattle, të Shteteve të Bashkuara.
Pas 3 muajve lundrim në det, deri në Azinë e largët, kontejnerët me mbetjet industriale të cilat dyshohet se janë pluhur helmues, që del nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike, mbërritën ngarkuar në një anije të nisur nga Gioia Tauro në Itali.
(BalkanWeb)