5 gola për të harruar humbjen e hidhur në mesjavën e shkuar ndaj Barcelonës. Sigurisht për tifozët bavarezë kjo fitore nuk mund të zbeh zemërimin, teksa panë skuadrën e tyre të kapitullonte pa kushte ndaj Barcelonës, në atë humbje të thellë 4-1. Megjithatë lajmi pozitiv është që Bayern vijon serinë e fitoreve madje me goleadë. Kësaj rradhe të besuarit e Vincent Kompany, fituan thellë 0-5 ndaj Bochum në transfertë.

Goli i parë erdhi nga një goditje dënimi perfekte e Olise që çerek orëshin e parë të lojës. Më pas i përhershmi Musiala përfiton nga një krosim perfekt i Kimmisch për golin e dytë për bavarezët.

Ndërkohë në pjesën e dytë nuk kishte si të mungonte sulmuesi anglez Harry Kane, i cili në minutën e 57 realizon golin e 3 për bavarezët pas një asisti të Musialës. Sane dhe Coman në 6 minuta realizuan golin e 4 dhe të 5 për të kompletuar suksesin e rradhës për Bayernin, që vjen kështu në momentin e duhur për të ngritur moralin tek nënkampionët, pas disfatën në Champions. Një fitore që gjithashtu u jep primatin bavarezëve, që tashmë kryesojnë me 20 pikë, së bashku me Leipzig.

Ndërkohë lajme të mira për tifozët e Bayern vijnë edhe nga jashtë fushës. Drejtuesit bavarezë janë duke mbyllur bisedimet me “yllin” e skuadrës Jamal Musialën, që pritet shumë shpejtë të rinovojë kontratën. Sipas asaj që referojnë mediat gjermane, pritet që Musiala të rinovojë deri në 2029 dhe do të përfitojë 20 milion euro në sezon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: