Francesco Totti, kapiteni legjendar i Romës, vijon të tërheq vëmendjen e mediave, këtë herë jo për jetën e tij personale, por në mendjen e tij ka lindur një ide e çmendur, ajo e rikthimit në fushë.
Në një intervistë për La Repubblica, Totti pranoi se kjo ide e josh shumë, mbetet për t’u parë vetëm se si do t’i përgjigjet fiziku.
Ish futbollisti i famshëm pranoi se janë dy ekipe në Serie A që i kanë bërë ofertë për ta rikthyer në fushë pas 7 vitesh, ndërsa mediat italiane kanë zbuluar se një nga ekipet është pikërisht Como.
(BalkanWeb)