TIRANË
Kreu i komisionit të posaçëm antikorrupsion Fatmir Xhafaj tha se nuk bëhet fjalë për refuzim nga institucionet e drejtësisë për pjesëmarrjen në këtë organ.
I pyetur për përgjigjet e institucioneve të drejtësisë, të cilat nuk pranuan të dërgojnë pjesë e komisionit, Xhafaj tha se ata kanë përcaktuar qartë detyrimin kushtetues, ligjor, institucional kanë për të kontribuar në këtë vend.
“Mendoja që sqarimi që bëri ambasadori i BE ishte i mjaftueshëm, por me sa duket ka nevojë për detaje. Nuk bëhet fjalë për refuzim se nuk refuzohet Kuvendi. Kuvendi është shprehje e vullnetit të popullit. Nga Kuvendi burojnë pushtetet e tjera. Fjala refuzim është e papërshtatshme. Sa i përket çështjes, ata kanë përcaktuar detyrimin kushtetues, ligjor, institucional për të kontribuar në këtë proces.
Nuk ka asnjë tejkalim jashtë rezolutës dhe Kuvendit. Kuvendi bën planin e veprimit ku përfshin të tre pushtetet dhe krijon ligje. Siç bën rëndon kur bën ligje, merr edhe kapacitete shtesë për të prodhuar një reformë të këtyre përmasave dhe ne standardi që propozuam ishte ngritje e grupeve të ekspertëve pa drejtësinë. Pastaj thamë pse pa ta. E u thamë të bëjnë vetë analizën dhe të na e sjellin në komision, pa e përfshirë me pjesën tjetër të grupit. Është shenjë pjekurie. Ata kanë sjellë amendamente të ndryshme dhe po të shikosh kanë përplasje, sepse s’ka patur konsultim. Ata thanë jo, ne kemi besim te Kuvendi, bëjeni ju dhe sa herë të jetë e nevojshme do jemi aty. Janë zgjidhje të ndryshme.
Për ne ka rëndësi që të bëhet një proces sa më transparencë, kur bëhet fjalë për ndryshime të ligjeve. Nuk jemi ne që nxitojmë të ndryshojmë ligje të drejtësisë, por të bëhet me proces transparent. Kjo është e gjithë historia. Është aq e thjeshtë sa nuk e mendoni dot. Ne deshëm të bënim një zgjidhje që tua linim atyre këtë gjë si përgjegjësi që kanë për fatet e sistemit, por ata thanë bëjeni ju sepse kemi besim te Kuvendi. Në fund fare duan të jenë pjesë e tryezës ku do të diskutohet kapitulli i tyre”, tha Xhafaj.
(BalkanWeb)