Arrestimi i Ilir Metës me urdhër të SPAK ka vënë në lëvizje Avokatin e Popullit, i cili ka nisur një hetim administrativ për procedurat e ndjekura nga institucionet e përfshira, agjentët e BKH-së dhe Policia.

Avokati i Popullit do të vlerësojë procedurat mbi mënyrën e arrestimit të ish-Presidentit të Republikës dhe drejtuesit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në zonën e kthesës së Kamzës pak ditë më parë.

Aktualisht, Meta ndodhet në qelitë e paraburgimit të burgut 313 në Tiranë, ndërsa dyshohet sipas SPAK për disa vepra penale, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Të njëjtat akuza janë ngritur edhe ndaj ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë së detyrimit të paraqitjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb