Është rritur në 43.020 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës.
Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me gjenocidin që Izraeli po e vazhdon prej 388 ditësh në Rripin e Gazës.
Në “5 masakrat” që ushtria izraelite ka kryer në 48 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës, janë vrarë 96 palestinezë ndërsa 277 të tjerë janë plagosur.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 43.020 ndërsa i të plagosurve në 101.110.
Gjithashtu në njoftim thuhet se nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar.