Kapsllëku është një çrregullim i zakonshëm që mund të shfaqet tek njerëzit e të gjitha moshave. Gjithashtu mund të thuhet se është një çrregullim që në përgjithësi mund të kurohet me ndryshime të thjeshta në zakonet e përditshme, stilin e jetesës dhe regjimin e të ushqyerit.

Nutricionistja Hana Ameti e ftuar në Vila24 me moderatoren Anila Çela na tregoi se cilat janë ushqimet që na ndihmojnë që ta luftojmë kapsllëkun dhe problemet me hemorroidet.
“Për të parandaluar por dhe për të kuruar ekziston një listë produktesh ushqimore që duhet patjetër t’i përfshijmë në dietën tonë ushqimore.

Agrumet janë pasura me fibra dhe është e rëndësishme ti kemi në regjim, vaji i ulllirit, legumet e veçanërisht thjerrëzat e kuqet, dhe lëngu i Aloes Verës që në fakt njihet shumë pak por ka shumë ndikim në kurimin e hemorroideve”- tha Ameti për News24.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb