Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lezhë ku një supermarketi i është vjedhur kasaforta me 30 milionë lekë të vjetra, që ishte edhe xhiroja ditore.

Policia njofton se ende nuk janë identifikuar autorët, por po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak/

Rreth orës 07:30, Policia e Lezhës është njoftuar se është vjedhur me thyerje, një supermarket në fshatin Ishull Lezhë, objekt i cili monitorohej me sistem alarmi. Nga veprimet hetimore të deritanishme rezulton se është vjedhur kasaforta e marketit, brenda së cilës ka qenë xhiroja e shitjeve gjatë ditëve të fundit. Menjëherë pas njoftimit, një grup i posaçëm hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku në drejtimin e prokurorit dhe me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe të rrethanave të këtij rasti, vijojnë të kryhen të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, si: marrja e deklarimeve të punonjësve, këqyrja e kamerave, këqyrja e vendit të ngjarjes etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb