Katër nga pesë ndeshjet e luajtura për javën e 10-të u mbyllën pa fitues! Ky padyshim është kampionati i barazimeve ose skuadrave që nuk dinë të fitojnë.

Kur janë luajtur 10 javë kampionat dhe 50 takime, 10 ekipet e Superiores tregojnë vobektësinë e tyre para egos së fitores. Skuadra që kanë frikë të mos humbasin ose nuk kanë fuqi të fitojnë, por edhe sepse cilësitë nëpër grupe mungojnë.

Cilësi që dikur vendosnin ndeshjet, por tani klubet janë ulur në minimumin e mundshëm. Kënaqen me një pikë. Ky është konkluzioni i vetëm që mund të deduktosh, pasi nuk kësaj situate nuk i jep dot shpjegim ndryshe. Nga 50 ndeshjet që kanë luajtur në 10 javë, dhjetë skuadrat i kanë mbyllur 20 sfida në baraspeshë. Një shifër që është 40 për qind e të gjitha takimeve të luajtura deri tani në kampionat. Vetëm 60 për qind e ndeshjeve është mbyllur me fitues dhe humbës ose më saktë janë 30 fitore për skuadrat dhe 30 humbje.

Një seri e gjatë statistikash që nuk të japin shpresë për cilësinë e lojës, të klubeve gjatë këtij kampionati. Është pothuajse e pamundur të imagjinosh se në çdo javë, dy takime mbyllen në barazim dhe gjërat pritet të rëndohen edhe më shumë. Shihen ekipe që nuk kanë një lider dhe ngecin te frika e humbjes, duke mos u hedhur kurrë në sulm apo të vrasin ndeshjen.

TIRANA – Për ata që nuk e dinë, Tirana është skuadra kampione e barazime. Një shifër për rekord. Në dhjetë javë, skuadra bardheblu ka barazuar tetë herë, ka humbur një takim dhe ka një fituar një tjetër. Të mos harrojmë, që Tirana në 6 takimet e para të sezonit kishte vetëm barazime. Në vendin e dytë të kësaj renditje rreshtohet Elbasani.

5545
5545

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb