Pas lamtumirës së Roberto Mancinit, Arabia Saudite zgjodhi të rikthehet në të kaluarën dhe të mbështetet te një trajner që edhe më parë ka drejtuar këtë ekip. Hervé Renard, tekniku 56-vjeçar francez, rikthehet në kombëtaren aziatike dhe ka nënshkruar një marrëveshje deri në vitin 2027.
Renard drejtoi “Green Falcons” në Kupën e Botës 2022 në Katar. Kombëtarja saudite ishte e vetmja që mposhti Argjentinën, përfaqësuesen që më pas u shpall kampione.
View this post on Instagram