Bojkoti i ceremonisë së ”Topit të Artë” nga delegacioni i plotë i Real Madrid, bën të qartë se nuk do të jetë Vinicius fituesi i trofeut më të lakmuar individual për futbollistë. Dhe paralelisht me të, as pjesëtarë të tjerë të madrilenëve nuk do i afrohen këtij trofeu, teksa duhet kujtuar se në garë janë Karvahal, Bellingam dhe ish-futbollisti Toni Kros.
Kësisoj, favoriti kryesor për të marrë trofeun mbetet vetëm një dhe ai ka mbërritur tashmë në Paris. Bëhet fjalë për mesfushorin e Spanjës dhe Mançester Sitit, Rodri, i cili ka qenë një lider i vërtetë i këtyre dy ekipeve në vitin e fundit duke spikatur me lojën e tij.
⚽️📸 Así fue la llegada de Rodrigo de cara a la Gala del Balón de Oro de esta noche
📹 @AranchaMOBILE pic.twitter.com/8mdQknIZbP
— Tiempo de Juego (@tjcope) October 28, 2024
Futbollisti është dëmtuar në fillimin e këtij sezoni dhe do të jetë për shumë muaj jashtë, por ai ka qenë ndër të parët që ka mbërritur sot në Paris, për t’u bërë gati për ceremoninë ku mendohet se do të jetë ai që do të çojë lart trofeun.
Dhe ajo do të jetë një pamje e rrallë, pasi Rodri ka mbërritur në Paris duke ecur me paterica, për shkak të këmbës që ka në allçi pas ndërhyrjes kirurgjikale që ka kryer. Nëse konfirmohet emri i tij si i fituesit, ai pritet që po ashtu me paterica të ngjitet në skenë për të marrë trofeun.