Halloween është një fjalë që vjen nga Mbretëria e Bashkuar. I referohet shprehjes “All Hallows’ Eve” ose “All Saints’ Eve”, të cilën tradita katolike e feston më 1 Nëntor, Ditën e të Gjithë Shenjtorëve, si një nderim për familjen dhe miqtë që nuk janë më me ne.
Me globalizimin, ky emër është transformuar për të marrë formën e tij aktuale, që njihet në mbarë botën në një mënyrë të thjeshtë, Halloween.
Kjo festë shenjon fundin e sezonit të korrjes dhe fillimin e dimrit.
Nata e 31 tetorit ka filluar të konsiderohet një festë me kostume jo vetëm për fëmijë, por edhe për të rritur. Korrja është diçka që nuk festohet më si më parë, puna në fusha është gjithnjë e më e largët nga realiteti i pothuajse të gjithëve.
Por, ka disa vende që nuk e lejojnë këtë festë. Që nga viti 2011, festa e Halloween-it është ndaluar plotësisht në Uzbekistan me një dekret presidencial për arsye fetare, pasi në atë shtet thonë se kjo traditë lartëson djallin dhe konsiderohet një festë ideologjikisht e pasaktë.
Ka edhe një rajon në Francë ku edhe është i ndaluar Halloween, por vetëm pjesërisht. Në Vendargues nuk lejohet të veshësh një kostum kllouni. E gjitha është për shkak të një vale krimesh që përdorën këtë maskim për të sulmuar qytetarët.
Në Kinë, Halloween-i ndalohet vetëm në metro. Atje nuk mund të vishet një kostum në metronë e Pekinit. Arsyeja është se grimi ose veshja e frikshme mund të krijojë panik tek njerëzit dhe të shkaktojë trazira.
Në Japoni, edhe pse Halloween-i ka fituar njëfarë popullariteti në këtë vend vitet e fundit, veçanërisht në qytetet e mëdha si Tokio, nuk është një festë tradicionale dhe nuk festohet gjerësisht.
E njëjta gjë ndodh në Korenë e Jugut, Izrael, Letoni, Kroaci, Rusi apo Egjipt. Për arsye fetare është e ndaluar në Marok, Arabinë Saudite, Iran, Papua Guinenë e Re dhe Samoa.