Një automjet “Range Rover” është vjedhur në Kavajë gjatë orëve të natës.

Në videon e siguruar nga gazetari i News24, Igli Çelmeta, tregohet momenti i vjedhjes së automjetit që ndodhet në një servis.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar një person që vjedh makinën.

Policia ka sekuestruar kamerat dhe nisi hetimet, ndërkohë që disa orë pas vjedhjes, “Range Rover” u gjet në Shkozet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb