Kuvendi pritet të nisë punimet në seancë plenare, ndërsa nga opozita, bazuar në vendimin e Grupit Parlamentar të PD-së, do të jenë të pranishëm vetëm deputetët që nuk kanë masë disiplinore, pra që nuk janë përjashtuar.
Gazetari i News24, Ergys Gjençaj, bëri të ditur se në seancë janë regjistruar vetëm 7 deputetë që do të diskutojnë lidhur me problemet e qytetarëve, ashtu sikundër është përcaktuar edhe në rendin e ditës.
Nga video e mëposhtme shihet se përveç një barriere me hekura që ndodhet pranë shkallëve hyrëse të Kuvendit, nuk ka as punonjës të Gardës së Republikës në forca të shtuara sikundër jemi mësuar të shohim pamjet në javët e fundit.
Deputetë të opozitës kanë hyrë në seancë, e cila po drejtohet nga nënkryetari Bledi Çuçi. Që në momentet e para ata janë vendosur te foltorja e Kuvendit duke e bllokuar, ndërsa mbajnë pankarta dhe i bien tavolinave.
LIVE SEANCA E KUVENDIT
(BalkanWeb)