Analisti Genc Burimi, në një lidhje me Skype në News 24 ka komentuar situatën politike në vendin tonë.

Duke folur për mosbindjen civile të PD-së, Burimi tha se nuk beson se ky aksion do të prodhojë diçka imediate. Sipas tij, në Shqipëri ka problem me zgjedhjet dhe këtë e kanë kuptuar edhe ndërkombëtarët.

Burimi thekson se zgjidhjen për situatën në Shqipëri mund ta japin vetëm ndërkombëtarët.

Genc Burimi: Nuk besoj se mosbindja civile do të prodhojë diçka imediate. Zgjidhja nuk do vijë nga faktori i brendshëm, por nga faktori i jashtëm. Mesazhi i protestave është që t’i thuhet ndërkombëtarëve që Shqipëria nuk gjen qetësi, nëse opozitës nuk i jepet mundësia për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme. Në Ukrainë u rrëzua një qeveri legjitime me armë dhe jelekverdhët përdhosën edhe Harkun e Triumfit. Kohët e fundit, me shkrimet në mediat ndërkombëtare, të huajt e kanë kuptuar se në Shqipëri ka problem me zgjedhjet. Berisha dhe Meta çfarë do lloj mënxyre të kenë bërë, nuk mund të jenë alibi për zgjedhjet që denoncohen si të vjedhura.

Janë zgjedhjet në SHBA, që ndikojnë në botë, Europë dhe në Shqipëri. Nëse fiton Trump, Rama nuk mund të jetë më i qetë. Opozitës i është lënë vetëm kjo mundësi veprimi. Edi Rama bën miting në SHBA dhe kjo është e tmerrshme, të marrësh taksa edhe nga një votues i PD dhe të flasësh kundër Partisë Demokratike. Edi Rama dhe Vuçiç kanë 12 vitë në pushtet, është anormale, nuk di rast tjetër në Europë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb