Izraeli ka publikuar pamje të reja tronditëse nga operacioni për të vrarë liderin e Hamasit, Yahya Shinuar, më 16 tetor 2024, në zonën Rafah të Rripit jugor të Gazës. Operacioni u krye nga Batalioni 450 i Këmbësorisë i Brigadës Bislamah, me një ushtar që kapte çastet dramatike të vrasjes.
Sipas videos, ushtari, i cili mori pjesë në operacion, kishte vendosur një kamerë për të regjistruar lëvizjet, duke mos ditur se objektivi ishte lideri i Hamasit. Bisedat midis ushtarit dhe komandantit të tij, të regjistruara gjithashtu, zbulojnë strategjinë e misionit dhe planifikimin për lëvizjet.
Në një moment në video dëgjohet ushtari duke thënë “vritet edhe një terrorist”, ndërsa komandanti i tij përgjigjet se “mund të ketë të tjerë përreth në rrënoja”, ndërsa shprehet i kënaqur me performancën e batalionit.
Pamjet tregojnë vendin ku Sinuar u gjet i vdekur, në një kat të dëmtuar të një ndërtese që ishte goditur rëndë nga tanku izraelit Merkava. Videoja mbyllet me identifikimin e trupit të Sinuar, duke shënuar fundin e operacionit që kishte në shënjestër udhëheqjen e Hamasit.
(Balkanweb)