Mesfushori spanjoll, Rodri, një nga pretendentët kryesorë, dha një intervistë pak minuta para fillimit të ceremonisë së “Topit të Artë”. Rodri u shpreh se nuk di asgjë për favoritin dhe se po pret me padurim për të mësuar emrin e fituesit të trofeut individual.

“Po ndihem mirë. Është muaj i parë i rikuperimit. Ishte një vit i gjatë, por jam i lumtur që jam përsëri këtu. Jam i lumtur që jam nominuar si një ndër lojtarët më të mirë dhe është një hap i madh për mua.

Të jem i sinqertë nuk di asgjë për favoritin. Le të shohim çfarë do të ndodhë, francezët më kanë suportuar dhe City gjithashtu”, tha Rodri.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb