ELBASAN

Zbulohet shënjestra e atentatit me eksploziv në Elbasan që i mori jetën autorit, një i ri rreth 24 vjeç.

Sipas burimeve, automjeti ku viktima po vendoste lëndën eksplozive i përket shtetasit Renato Çepa.

Policia po heton për një konflikt të mundshëm mes pronarit të mjetit dhe autorit të atentatit që humbi jetën. Ndërkohë autori është ende i paidentifikuar në morgun e Spitalit Rajonal Elbasan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: