Nuk fituan “Topin e Artë”, por Real Madrid nuk doli “duar bosh” nga mbrëmja gala pasi u shpallën klubi më i mirë i vitit, ndërsa Carlo Ancelotti fitoi “Topin e Artë” si trajneri më i mirë, por as Italiani nuk ishte i pranishëm në ceremoni, nuk ishte as presidenti Perez dhe askush nga klubi që vitin e shkuar fitoi gjithçka përfshi këtu La Liga dhe Champions League. Motivi ishte i kësaj proteste publike ishte i qartë, mungesa e “Topit të Artë” për Vinicius jr.
Duke u rikthyer tek Ancelotti, trajneri i Real Madrid la pas në këtë garë emra të njohur si Pep Guardiola, de la Fuente, Scaloni dhe Gian Piero Gasperini. Nuk ishte prezent në ceremoni, por Ancelotti reagoi me anë të një statusi në rrjetet sociale, sigurisht duke lëshuar një thumbim: “Dua të falënderoj familjen time, presidentin tim, klubin tim, lojtarët e mi, mbi të gjitha Vinicius dhe Carcajal”.
Mungesa e Ancelotti dhe përfaqësuesve të Real Madrid tërhoqi shumë vëmendje, ndërsa nuk mungoi një kritikë ndaj tyre nga trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente: “Nuk është një gjë e mirë për futbollin që një realitet si Real Madrid që të mos jetë prezent në një mbrëmje të tillë gala”.
Nuk mungoi as reagim nga ana e Vinicius jr pasi fitues u shpall Rodri: “Do ta bëjë edhe 10 herë më mirë nëse do të jetë e nevojshme. Ata nuk janë të përgatitur”, shkruan ndër të tjera Vinicius jr.
(BalkanWeb)