Gisele Bundchen po përgatitet të mirëpresë fëmijën e saj të tretë dhe të parin me partnerin Joaquim Valente, në një lindje natyrale në shtëpinë e saj 11 milionë dollarëshe në Miami.
Modelja e famshme, e cila tashmë ka dy fëmijë me ish-bashkëshortin Tom Brady, Benjamin 14-vjeçar dhe Vivian 11-vjeçare, kishte zgjedhur të lindte në shtëpi atëherë, pavarësisht shqetësimeve të mjekëve të saj që po përpiqen ta bindin, ajo edhe këtë herë nuk do të shkojë në një klinikë.
Sipas një burimi për revistën People, “ Gisele është shumë e lumtur në Miami dhe po shijon jetën e saj atje. Ajo ndihet me fat që ka Valente në krah të saj. Ata filluan si miq, por për më shumë se një vit ata janë së bashku dhe tani janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Një burim pranë çiftit shtoi se Gisele tashmë është në shtatzëni të avancuar dhe mezi po pret të lindë në shtëpi, e rrethuar nga njerëzit e saj të dashur.
Gisele Bündchen appeared to cover her baby bump with large bag 2 weeks before pregnancy news https://t.co/ccpvTmNwo1 pic.twitter.com/jh0CnY09WM
— Page Six (@PageSix) October 28, 2024
Shtëpia e saj luksoze në Majami e vendosur pranë shtëpisë së ish-burrit të saj Tom Brady me pesë dhoma gjumi dhe shtatë banjo në ishull është rinovuar kohët e fundit me një pishinë të madhe dhe vaskë të nxehtë dhe kuverta me pamje të mrekullueshme. Përveç kësaj shtëpie luksoze, Bündchen zotëron gjithashtu një fermë prej 9,1 milionë dollarësh në Miami, e cila është ndërtuar në 7,5 hektarë me stalla dhe një zonë kalërimi, duke e bërë atë zgjedhjen perfekte për të dhe vajzën e saj, të cilat e duan kalërimin.
Duke kujtuar përvojën e lindjeve të mëparshme në shtëpi, Bundchen kishte deklaruar se, pavarësisht kundërshtimeve të mjekëve dhe ish-bashkëshortit të saj, në vitin 2009, ajo donte të lindte Benjamin në mënyrë natyrale: Ëndrra ime ishte të lindja në mënyrë natyrale, në shtëpi, më në fund ia dola, pavarësisht vështirësive, kishte shkruar ajo në librin e saj Lessons: My Path To A Meaningful Life.
Sot, Gisele dhe fëmijët e saj, Benjamin dhe Vivian, kanë përfshirë Joaquim Valente në jetën e tyre si pjesë e familjes, ku fëmijët e konsiderojnë atë një figurë atërore. Sipas një burimi të DailyMail, Valente ka qenë mbështetës për Gisele që në fillim, me fëmijët e saj që e vlerësojnë atë shumë. Për më tepër, pavarësisht kësaj shtatzënie të papritur, Gisele e konsideron Valenten ideal për jetën familjare dhe vlerëson ndjeshmërinë dhe durimin që tregon ndaj fëmijëve të saj.