Tomas Brdariç ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes me Tiranën. Takim ky i programuar për t’u luajtur nesër në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës nga ora 14:00.

Brdariç e quan çmenduri këtë zgjedhje, ndërsa nënvizon se fusha nuk është në kushtet e duhura sipas informacioneve që kanë.

“I uroj Vllaznisë dhe tifozëve një ndeshje sa më të mirë nesër, të suksesshme, ky është objektivi ynë. Për rrethanat, ishte çmenduri, deri dje në darkë nuk e dinim ku do luanim. Tani kanë bërë marrëveshje për të luajtur në Lushnjë, në informacionet që kemi fusha nuk është në kushtet e duhura, çfarë të presim? Ne do presim një ekip që punon, të jemi fizikisht dhe psikologjikisht sa më të fortë. Dhe të kuptojmë se luajmë me këto kushte, jemi vetëm vetja jonë, të kuptojmë se është ndeshje Klasike dhe ndeshjet kundër Tiranës janë gjithmonë të veçanta, mezi po pres të fillojë ndeshja nesër. Kemi situatë që jo çdo gjë nën kontroll, duam të kemi çdo gjë nën kontroll, por kushtet të vështira.

Sot kemi një stërvitje pa nisur. Një pozicion akoma në pikëpyetje me Stojanoviç, kemi zëvendësim me të. Sot kemi në dorën tonë një stërvitje taktike dhe do shohim kush do ndihet mirë, kush është gati për të luajtur nesër.

E dimë që mund të shënojmë në çdo situatë gjatë lojës, kjo është diçka pozitive. Na jep besim për të fituar ndeshjet, por nëse dëshirojmë të rritemi si ekip, të mos pësojmë gola dhe të jetë fokusi ynë që të forcojmë mbrojtjen në ndeshjet e radhës.

Në çdo ndeshje jemi në presion, kjo është jeta e futbollit. Duhet të jetë tensioni i duhur dhe të jemi të fokusuar, në gjërat kryesore. E dimë që duhet ta kthejmë si është situata, po punojmë me këtë. Duhet të mbijetojmë në një fazë gjatë sezonit. Kishim nisje të sezonit të mirë, pastaj pak problem, me gabimet tona, nuk duam të tregojmë me gishta te të tjerët. Ne ishim më mirë, e shoh që ekipi ka besim, po reflektojnë djemtë dhe nesër është sfidë ku duam të shkojmë dhe të marrim rezultat pozitiv dhe të marrim pikë nga Lushnja. Nuk është në Tiranë po nuk ka lidhje ku do luajmë, objektiv janë vetëm tre pikët.

Ne jemi duke përballuar çdo kundërshtar të gatshëm për momentin. Po shikojmë më tepër te vetja jonë. Kemi analizuar Tirana si luajnë me topin dhe pa të. Na duhen dhe opsione. Siç e thashë dhe kushtet më të vështira, të bëjmë futboll sa më të thjeshtë. Të jemi të fokusuar përgjatë 90 minutave dhe të kemi atmosferë sa më të mirë, të shkojmë vetëm përpara.

Mala, Balaj dhe Juriç duken mirë, janë kyç për ne. Përsëri na mungon Deliu në qendër, por nuk dua të flas për ato që nuk janë të gatshëm. Jemi ekip shumë kompetitiv. Është në dorën tonë çfarë duam dhe ku duam të shkojmë, i shoh lojtarët që kanë reflektuar, kanë uri dhe duan gjithmonë më tepër dhe me shumë punë do të shkojmë në rrugën e duhur.

Ne i marrim të gjitha skuadrat me seriozitet, në kampionatin shqiptar nuk ka skuadra të dobëta por duhet të tregojmë se jemi të fuqishëm, që jemi Vllaznia dhe që duam të vazhdojmë rrugë të suksesshme dhe për të kuptuar se nuk kanë lidhje çfarë ekipi dhe kushtesh. Nëse bëjmë këtë jemi shumë të fortë dhe mund të fitojmë çdo ndeshje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: