Një 22-vjeçar i identifikuar si Arbi Ujkaj ka rënë në pranga nga Policia pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në Astir.

Sipas edhe një komunikate, policia thotë se gjatë operacionit janë sekuestruar lënde e dyshuar narkotike kokainë, me peshë 300 gram, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë Arbri Ujkaj, 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sipas informacioneve Ujkaj u arrestua pranë një lokali në Astir, teksa me vete kishte edhe kokainë.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6 dhe Sektori për Hetimin e Narkotikëve operacioni policor i koduar “Transportuesi” për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e shpërndarjes së narkotikëve.

Sekuestrohet sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, me peshë 300 gram, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.

Arrestohet në flagrancë poseduesi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe ato të Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në zonën e njohur si Astiri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Transportuesi”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. U., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 22-vjeçarin, duke lëvizur në Unazë të Re.

Gjatë kontrollit fizik të tij shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë me peshë 300 gram.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: