Numri i personave të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Beit Lahiya të Gaza ka shkuar në 93, ka njoftuar ministria e Shëndetësisë që drejtohet nga Hamasi.
Mjekët njoftuan se të mesin e të vdekurve janë të paktën 20 fëmijë, transmeton Telegrafi.
“Numri i viktimave që janë akoma nën rrënoja, në rrugë dhe ambulanca nuk mund të llogaritet akoma”, u tha ndër tjera.
Ndryshe Izraeli ka rritur operacionet ushtarake në veri të Gazas në muajin e fund, duke tentuar të parandalojë rigrupimin e Hamasit në enklavë pas më shumë se një vit luftimesh.
Që nga atëherë, ministria e Shëndetësisë thotë se qindra njerëz janë vrarë dhe mbi 60 mijë tjerë janë zhvendosur.