Vinicius jr ishte aq i bindur se do të fitonte “Topin e Artë” sa kishte programuar çdo gjë deri në detajin më të vogël. Sipas Revelo, sulmuesi i Real Madrid kishte ftuar shumë miq dhe të afërt të tij në Paris për të festuar së bashku me trofeun e “Topit të Artë”.
Vinicius jr kishte rezervuar avionin privat, hotelin etj, gjithçka ishte gati për ta kthyer mbrëmjen e 28 tetorin në një natë të paharruar, por në fund Vinicius u detyrua të anulonte gjithçka pasi fituesi nuk ishte ai, por dikush tjetër, Rodri.
(BalkanWeb)