Gazetari Ardit Rada dhe deputeti i PD-së, Asllan Dogjani, debatuan në rubrikën “Opinion” në News24 lidhur me protestën e opozitës, në kuadrin e mosbindjes civile, dhe nëse ngjall ose jo besim me këto forma opozita te qytetarët.

Gazetari Rada tha se “duhet kredibilet i figurave dhe krasitje brenda opozitës. Ka figura të konsumuara, por ka edhe figura aktive që do të donin një derë të hapër si organizatorë në terren apo edhe si drejtues të opozitës”.

Ai tha se format e protestave me bllokime, izolime, krijime trafiku, nuk ngjallin simpati për qytetarët.

Por Dogjani tha se përballë opozitës është një regjim, që vjedh votat, që bën korrupsion, të përdor krimin e organizuar, që nuk lejon zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Dogjani tha se nuk mund të akuzohet opozita për atë që ndodh në këtë vend.

Pjesë nga debati

Ardit Rada: Unë jam një nga zërat kritikë të aksionit opozitar, pasi besoj se opozita e ka pasur gjithë kohën e duhur për të propozuar ligje, për të amenduar ligje. Fjala vjen, ndodhin 20 vrasje për dy muaj, çfarë e pengon opozitën të propozojë amendimet e Kodit Penal? Doli skandali i Onkologjikut, çfarë e pengoi opozitën të thërriste qytetarët në protestë?

Asllan Dogjani: Ne i kemi bërë të gjitha përpjekjet, ne kemi kërkuar interpelanca, nuk e zgjidh problemin Kodin Penal. Ne kemi ndër ligjet më të ashpra, dënim me burgim të përjetshëm për vrasjen. Ata marrin në konsideratë korrupsionin, bëjnë ligje me porosi. Kemi rastet e ligjeve për lojrat e fatit dhe kanabizimin, u bënë ligje duke paracaktuar se kush do i marrë.

Ardit Rada: Po pse nuk i keni thënë ju me emra, ky ligj bëhet për filanin apo për filanin?

Asllan Dogjani: Ne i kemi denoncuar, por nuk jemi prokurori. Ai kishte ardhur në Qeveri pa koalicion, por ai i ka bërë thirrje gjithë kriminelëve që ta mbështesin. E patë se kush e kishte futur Jurgis Çyrben në Kuvend? Grupet kriminale.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: