Numri një i stolit të Bayern, Kompany doli në konferencë para ndeshjes ndaj Mainz në kupë. Tekniku kërkoi përqëndrim nga skuadra, pasi bëhet fjalë për një rival të vështirë.

“Mainz është një ekip i fortë në sulm, ata janë të aftë të ushtrojnë presion në ofensivë. Është një ndeshje kupe. Nuk do të jetë e lehtë. Ne do të përgatitemi për ndeshjen dhe ne po e presim me padurim.  E rëndësishme që të vazhdojmë në rrugën e duhur”- tha ai.

Kompany shtoi: “Rëndësia e Kupës së Gjermanisë? Nuk kam renditje në mendjen time. Unë mendoj vetëm për  ndeshjen e radhës. Është po aq e rëndësishme për ne sa një finale, sepse është ndeshja e radhës”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb