Këtë të martë mbrëma spikat supersfida Milan-Napoli. Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, në konferencë për shtyp, tha se nuk do të shikojë ndeshjen e këtyre rivalëve.
“Unë nuk do ta shikoj ndeshjen, do të ha darkë në shtëpi me familjen që është këtu, dua të ndihem sa më komod me ta.
Milani është larg dhe tashmë jemi përballur me Napolin, kështu që nuk do ta shikoj ndeshjen” , shpjegoi Thiago Motta para gazetarëve.
Motta foli edhe për sfidën me Parmën: “Sigurisht që shumë gjëra janë bërë mirë, por ne duhet t’i menaxhojmë më mirë 10-15 minuta në fillimin e pjesës së dytë. Duhet të qëndrojmë në lojë gjithë kohës”.
(J.S/BalkanWeb)