Një shtetas i Shqipërisë me inicialet P. S, është arrestuar dje në aeroportin e Podgoricës, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të pastrimit të parave.

“Zyrtarët e Sektorit të Sigurisë së Podgoricës, së bashku me punonjës të Sektorit të Inteligjencës Financiare dhe Sektorit të Policisë Kufitare, kanë ndjekur penalisht një person të dyshuar për pastrim parash. Konkretisht, shtetasit të Republikës së Shqipërisë, P. S, i është hequr liria nën dyshimin se ka kryer veprën penale të pastrimit të parave”, njofton Drejtoria e Policisë (UP).

Siç shtuan ata, P. S-së i janë marrë para cash, të cilat dyshohet se kanë origjinën nga aktiviteti kriminal, pra janë objekt i një vepre penale.

“Ky person ka tentuar që përmes territorit të Malit të Zi të sjellë gjithsej 32.395 GBP (sterlina britanike), në çka është penguar nga zyrtari i Sektorit të Policisë Kufitare dhe Drejtorisë Doganore në pikën kufitare të Aeroportit të Podgoricës”, ka përfunduar UP.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb