Partia Demokratike vijon mosbindjen civile, duke bllokuar akset kryesore të vendit.

Deputeti i PD Edmond Spaho nga Rrethrrotullimi i Bradasheshit tha se demokracia në Shqipëri po eliminohet. Ai tha se zgjedhjet nuk mund të jenë farsë elektorale. Sipas tij, kjo është arsyeja se përse PD kërkon qeveri teknike.

Edmond Spaho: Demokracia në Shqipëri po eliminohet. Rama ka si synim që të shkatërrojë opozitën dhe të ketë një tjetër mandat në tavolinë. Ne nuk mund të pajtohemi me këtë. Zgjedhjet nuk mund të jenë farsa elektorale. Rama nëpërmjet parave të drogës, nëpërmjet kapjes të sistemit të drejtësisë, medias e OJF-ve të fitojë zgjedhjet në tavolinë. Ndaj kërkojmë qeveri teknike.

Kërkojmë qeveri teknike, që zgjedhjet të kenë disa standarde ndërkombëtare demokratike. Pjesëmarrja është e kënaqshme, kemi arritur qëllimin duke bllokuar rrugët. Deri në orën 20:00 do të vijojë bllokimi i rrugëve, ndërsa më pas pritet të shohim vendimet që do të merren.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb