Të paktën 3 ambulanca kanë kaluar në një prej pikave që prej orës 17:00 janë bllokuar nga mbështetësit e opozitës në kuadër të mosbindjes civile.
Nga momenti kur është ndalur qarkullimi i mjeteve në ish-sheshin Shqiponja, atje ku janë mbledhur demokratët e Tiranës dhe Dibrës, dhe deri rreth orës 18:00, kanë kaluar 3 ambulanca me sirena ndezur.
Përafërsisht çdo 20 minuta një ambulancë, ndërsa protestuesit i kanë hapur rrugën, duke lejuar kalimin e tyre pa probleme.