Vazhdon që të mbahet mosbindja civile e Partisë Demokratike edhe në ish-Sheshin Shqiponja në Tiranë.
Gazetari Osman Stafa raportoi për News 24 se duket se FNSH është në gatishmëri dhe ndoshta mund të ndërhyjë në këtë protestë. Në lidhje me këto zhvillime, foli për mikrofonin e News 24 edhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu. Balliu tha se PD ka lajmëruar publikisht për protestën, duke shtuar se policia duhet të merret me krimin e organizuar e jo me opozitën.
Klevis Balliu: Policia do ishte mirë të merret me krimin e organizuar e jo me ne. Ne kemi njoftuar publikisht se këtu ka protestë. Ne e dimë se në Tiranë ka trafik përditë. Qytetarët kanë probleme të tjera, që punojnë 10-12 orë në ditë dhe nuk iu del as për të paguar qiranë e taksat. SPAK ka vetëm një detyrë, të sulmojë opozitën dhe këdo që denoncon. Qytetarët do përballen me çdo formë e mënyrë me këtë keqqeverisje. Për demokracinë, çdo mjet është demokratik në luftë.
(Balkanweb)