Protestuesit e opozitës në Milot kanë djegur shkurret, në anë të rrugës.

Në vendngjarje ka ardhur një zjarrfikëse, për të shuar flakët në shkurre.

Gazetari Renaldo Salianji raporton për News24 se policia është bërë gati për ndërhyrje.

Milot 3
Milot 3

Ndërsa, protestuesit kanë kundërshtuar edhe zjarrfikësen, duke mbajtur të bllokuar aksin rrugor. Protestuesit janë shtrirë përpara zjarrfikëses, që ajo mos të shuajë zjarrin tek shkurret. Por, zjarri në shkurre është shuar vetiu e pas kësaj, ambulanca u largua.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: