Leverkusen ka kaluar pa problem fazën e 1/16-ave në Kupën e Gjermanisë, teksa triumfoi pastër 3-0 ndaj Elversberg. Ndeshja u zgjidh shumë shpejt, me Schick që realizoi dy gola për 10 minuta. Garcia thelloi shifrat, në të 36-tën.
Në pjesën e dytë, duke parë edhe rezultatin, ritmi i lojës ra ndjeshëm. Në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka.
Sukses korri edhe Leipzig me shifrat 4-2 ndaj një kundërshtari si St.Pauli.
(J.S/BalkanWeb)