Në përfundim të protestës 3 orëshe të opozitës, në kuadër të mosbindjes civile, Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i PL-së, tha se përballja me atë që e quajti si “regjimi kriminal i Edi Ramës” do të vazhdojë dhëmb për dhëmbë.
Blushi tha se ky regjim ta harrojë se mund të marrë peng një popull të tërë, ndërsa mban të arrestuar dy liderët e opozitës, Sali Berishën dhe Ilir Metën.
“Nga ky vend krimi, ku 3 javë më parë u rrëmbye në mënyrë kriminale Presidenti i PL-së, Ilir Meta, sot shqiptarët e ndershëm dhe patriotë, me opozitën e vërtetë në ballë, treguan qartazi se ata janë zot të fateve të vendit, janë zot të fateve të Shqipërisë.
Kjo përballje do të përshkallëzohet edhe më tej deri në rrëzimin e regjimit kriminal. Ta harrojë ky regjim që mund të marrë peng një popull të tërë. Do të ndeshemi pa mëshirë, dhëmb për dhëmb me këtë regjim”, tha Blushi.