Johnny Depp, pas mosmarrëveshjeve të forta ligjore me ish-bashkëshorten e tij Amber Heard, tha se ai “ka mësuar shumë” nga këto përvoja.

Pas akuzave për dhunë në familje dhe një gjyqi shumë të diskutuar për shpifje, Depp është rikthyer në ekranin e madh, duke luajtur dhe drejtuar filmin e ri Modi: Three Days on the Wing of Madness, i cili u shfaq premierë në Festivalin e Filmit në San Sebastian muajin e kaluar.

Në një intervistë për “The Hollywood Reporter”, Depp ka komentuar fazën e re të jetës së tij. Kur u pyet se çfarë mësoi nga drama me Amber Heard, ai tha: “Sinqerisht, unë mund të ulem këtu tani dhe të kujtoj të gjitha artikujt e sulmit, se si të gjithë ishin kundër meje dhe të gjitha këto… gjëra të pafundme.”

“Mbaj mend gjithçka. Kam kaluar çdo gjë. Disa prej tyre nuk ishin momentet më të bukura, disa ishin gazmore . Disa ishin të çmendur. Puna është se kështu ka qenë dhe kështu është. Për mua, thjesht ndodhi. Mësova, shoku im. Çdo gjë që ne përjetojmë, qoftë marrja e një akulloreje apo shëtitja e qenit tuaj, ju mësoni diçka gjatë rrugës. Pra, nuk mbaj inat ndaj askujt. Unë nuk e kam këtë rezervë të madhe urrejtjeje, sepse urrejtja kërkon që ju të kujdeseni. Pse duhet ta mbaj këtë barrë?”

Depp, gjithashtu, ka deklaruar në të kaluarën se ndjen se nuk ka më nevojë për Hollywood. Në veçanti, ai komentoi: “Kam pasur disa konflikte me Hollywood-in për lehtësinë me të cilën ai ndjek një strukturë standarde me tre akte dhe të gjithë këta elementë të parashikueshëm. Më vjen keq, por m’u desh të hyja atje dhe ta përzieja pak.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: