Ilir Meta, President i PL-së, i cili prej 1 jave ndodhet në masën e sigurisë “arrest me burg” pas kërkesës së SPAK, ka reaguar me një postim në rrjet, ndaj protestës 3 orëshe të opozitës në 6 pika nevralgjike, në kuadër të mosbindjes civile.

Teksa shpreh falenderime dhe mirënjohje të përzemërta, Meta shkruan se qindra mijëra shqiptarë patriotë në mbarë vendin u ngritën në këmbë me guxim dhe me ndjenjë të fortë patriotike e kombëtare, në përballje pa kthim me Narkoshtetin për të marrë në dorë fatet e Shqipërisë.

“Nuk ka forcë në botë të ndalë Uraganin e Lirisë!”, shkruan Meta.

Në Tiranë protestuesit u mblodhën në të njëjtin vend ku 1 javë më parë agjentët e BKH dhe Operacionales ndaluan ish-Presidentin Ilir Meta, ndaj të cilit GJKKO kishte vendosur masën e arrestit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb