Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia e paraburgimit “313”, lidhur me protestën e sotme të opozitës.

Në postimin e tij në Facebook, që e ka shoqëruar dhe me momente nga protesta, Meta falenderoi pjesëmarrësit në tubim ku tha se shqiptarët u ngritën në këmbë me guxim për të marrë në dorë fatet e Shqipërisë.

“Falenderim dhe mirënjohje të përzemërt për qindra mijëra shqiptarë patriotë në mbarë vendin që u ngritën në këmbë me guxim dhe me ndjenjë të fortë patriotike e kombëtare, në përballje pa kthim me Narkoshtetin për të marrë në dorë fatet e Shqipërisë. Nuk ka forcë në botë të ndalë Uraganin e Lirisë!”, shkruan Ilir Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb