Askush nuk mund ta mohojë se zgjedhjet parlamentare në Gjeorgji u zhvilluan në mënyrë demokratike, tha kryeministri hungarez Viktor Orban në një konferencë për shtyp pas bisedimeve me homologun e tij gjeorgjian Irakli Kobakhidze në Tbilisi.
“Rezultatet e zgjedhjeve në Gjeorgji janë të pamohueshme; ato ishin të lira dhe demokratike. Do të ketë ende debate në Evropë, por kjo nuk duhet marrë seriozisht. Nëse liberalët fitojnë, Brukseli thotë se ka demokraci. Nëse fitojnë konservatorët, ata thonë se ka nuk ka demokraci, kjo është normale”, theksoi Orban.
Kryeministri hungarez përgëzoi partinë në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane – Gjeorgjia Demokratike për fitoren e tyre në zgjedhjet parlamentare.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Gjeorgjisë (KQZ), në zgjedhjet e mbajtura më 26 tetor, partia në pushtet mori 53,93% të votave.
(A.A/BalkanWeb)