Mbrëmjen e së martës autoritetet lokale raportuan për të paktën shtatë persona të zhdukur.
Autoritetet në Spanjën juglindore, e cila u përfshi nga përmbytjet e shpejta të martën, kanë gjetur “trupa”, tha kreu i autoriteteve lokale në rajonin e Valencias në orët e para të mëngjesit.
“Ata u gjetën të vdekur, por për të respektuar familjet, ne nuk do të japim më shumë detaje”, tha Carlos Mathon.
Mbrëmë, autoritetet lokale raportuan të paktën shtatë persona të zhdukur: gjashtë në qytetin Letur, në provincën e Albacete, në rajonin Castile-La Mancha, dhe një tjetër, një shofer kamioni në qytetin e Alcudia, në rajonin e Valencias.
El presidente de la Generalitat Valenciana confirma la localización de un número indeterminado de muertos en zonas inundadas.#DANA #Oliva #Valencia#Spain pic.twitter.com/yVNwC39t5L
— 𝙈𝙖𝙧𝙞𝙤 𝙈𝙤𝙧𝙖𝙮 (@Mario_Moray) October 29, 2024
Shiu i rrëmbyeshëm i sjellë nga një front i ftohtë që lëviz përgjatë pjesëve jugore dhe lindore të Gadishullit Iberik shkaktoi përmbytje të shpejta, duke detyruar autoritetet në zonat më të goditura të nxisin qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet jo thelbësore deri në njoftimin e mëtejshëm.
“Jam i informuar me shqetësim për informacionet për personat e zhdukur dhe dëmet e shkaktuara nga stuhia në orët e fundit”, tha përmes X-it kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, duke u bërë thirrje gjithashtu qytetarëve të ndjekin udhëzimet e autoriteteve. “Kini shumë kujdes dhe shmangni lëvizjet e kota”, theksoi ai.