Reperi i njohur, Noizy, ka deklaruar se viza e tij amerikane është revokuar për shkak të arrestimit të tij, disa muaj më parë.

Thënë kështu, atij do t’i pamundësohet shkuarja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilën njoftoi vetë reperi i njohur shqiptar.

Ai u ka kërkuar falje fansave të tij që s’do të mund të jetë i pranishëm.

“U kërkoj falje të gjitha fansave të mi në SHBA. Nuk mund të vij kësaj here. Ambasada amerikane po ma vështirëson këtë. Nuk e kuptoj, por çka është, është. Për shkak se u arrestova muajin e kaluar, më kanë revokuar vizën amerikane”, ka shkruar Noizy në postimin e tij.

Reperi u arrestua disa muaj më parë në Shëngjin, me urdhrin e autoriteteve kosovare, për sherrin e bujshëm në një klub nate në Pejë.

Ai u ekstradua në Kosovë, ku qëndroi edhe në paraburgim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb