Faza e 1/16 të Kupës së Gjermanisë, prodhoi surprizën e parë, teksa Borussia e Dortmund i ka dhënë lamtumirën këtij kompeticioni, pasi u mund nga Wolfsburg, 1-0 pas kohës shtesë. Sfida në kohën e rregullt përfundoi me rrjeta të paprekura 0-0.

Por në kohën shtesë atëherë kur u mendua se çdo gjë do të zgjidhej nga goditjete e penalltive, ishte Wind që me një goditje brenda zonës e çon topin në rrjetë për golin e kualifikimit për “ujqërit”. Ndërkohë kjo humbje për Dortmund ishte e 4 në 5 ndeshjet e fundit, mes kupës, kampionatit dhe Championsit. Luhaten ndjeshëm në këtë mënyrë pozitat e teknikut Nuri Sahin në krye të verdhezinjve.

Fiton pa probleme ndërkohë Bayer Leverkusen. Kampionët në fuqi zgjidhën gjithçka brenda 45 minutave të para të takimit ndaj Evelsberg, skuadrës që militon në Bundesliga 2. Patrick Shick ishte protagonist, me sulmuesin çek që realizoi një dopietë të shpejtë brenda 9 minutave të para. Ndërkohë që goli i tretë erdhi nga Garcia që ekzekutoi një goditje dënimi perfekte nga një distancë e largët.

Në sfidat e tjera, Leipzig vijon formën e mirë, teksa kësaj radhe mposhti në shifrat 4-2 St Paulin.2 gola nga Yousouf Poulsen, Baumgartner dhe Nusa kompletuan suksesin e pastër për skuadrën e Red Bull.

Fitore siguroi edhe Stuttgart, që eliminuan me rezultatin 2-1 Kaiserslauternin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb