Një konflikt mes adoleshentëve në gjimnazin “Shote Galica” në Fushëkrujë, ka përfunduar me një të plagosur.

Gazetari Andi Shota raporton se 17 vjecari K.D. është  goditur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij dhe po transportohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Sa i përket gjendjes së tij, raportohet se 17-vjeçari kishte plagë të thella dhe kishte shumë hemoragji.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar adoleshentët drejt konfliktit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb