Recete nga znj Katerina
Përbërësit:
500 gr miks për trileçe 🥄
6 vezë 🥚
1/2 gotë ujë 💧
500 gr pana pastiçerie 🍶
2 gota qumësht 🥛
1 gotë qumësht të kondensuar 🥤
Glase karamel 🍯
Udhëzimet:
Rrihni vezët me mikser deri sa të bëhen shkumë.
Shtoni miksin për trileçe dhe gjysmën e gotës me ujë, duke përzier butësisht.
Hidhni përzierjen në një tepsi dhe piqni në furrë të parangrohur në 180°C për 20-25 minuta.
Pasi të piqet dhe ftohet, bëni disa shpime me pirun.
Përzieni 2 gota qumësht me qumështin e kondensuar dhe derdhni mbi tortë.
Sipër vendosni panën e rrahur dhe lyeni me glase karamel.