Xhaxhai i 15-vjeçarit të plagosur ditën e sotme nga babai në Maliq ka rrëfyer momentin kur mori vesh lajmin, ndërsa ka treguar se gjithçka ka ndodhur pasi nipi i tij ishte në telefon dhe shihte TikTok.
“E kam nip, është nxënës i mirë. Më iku truri kur e mora vesh. Janë zënë për një punë telefoni. Shihte Tik-Tok dhe i ati ia mori dhe e theu.
Nuk e di saktë ku e plagosi, në veshka apo kurriz”, është shprehur ai.
Ndërkohë fqinjët e familjes tregojnë se nuk kishin dëgjuar asgjë nga momenti i konfliktit, por se marrëdhënia mes djalit dhe babait ka qenë e mirë. Ato theksojnë se djali ishte në shkollë, e frekuentonte atë rregullisht dhe mësonte.
“Familje shumë e mirë edhe i ati edhe i biri, nuk di të kishin konflikte më parë. Ka vetëm një djalë, shkonte rregullisht në shkollë, mësonte. Mbrëmë i pashë të dy ishin shumë të qetë kur po ktheheshin në shtëpi. Djali e ndihmonte edhe në punët e bujqësisë”, deklaroi një prej fqinjëve të tyre.
“E ëma na tha kam djalin të sëmurë pa qef. Më pas na njoftoi policia për çfarë ka ndodhur”, shprehet një tjetër.